Lidhja e Bizneseve të Kosovës i ka dërguar kërkesë publike Ymer Fejzullahut, kryesues i Bordit në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), lidhur me pezullimin e vendimit për vendimit për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike nga data 01.06.2025.
Përmes kësaj kërkese, Lidhja e Bizneseve të Kosovës ju drejtohet me kërkesë zyrtare për pezullimin e vendimit të ZRRE-së që parasheh daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike, me efekt nga data 01.06.2025, për bizneset që kanë mbi 50 të punësuar ose realizojnë qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, shkruan Arbresh.info.
“Kjo kërkesë bazohet në shqetësimet e anëtarëve tanë dhe të komunitetit të biznesit, të cilët theksojnë se ky vendim, në rrethanat aktuale, është i parakohshëm dhe mund të sjellë pasoja serioze për sektorin privat dhe ekonominë vendore. Arsyet kryesore të kësaj kërkese janë: Afati i shkurtër i njoftimit: Bizneset janë informuar vetëm në fund të muajit shkurt 2025 për daljen në tregun e lirë më 1 qershor 2025, duke pasur vetëm 3 muaj kohë për përgatitje” ”, thuhet në letrën e dërguar ZRrE-së.
Po ashtu, mungesa e konsultimit, që sipas Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, nuk ka pasur komunikim apo konsultim paraprak me bizneset lidhur me këtë vendim dhe afatet e zbatimit.
“Çmimet e larta në tregun e lirë: Çmimet e ofruara aktualisht nga furnizuesit në tregun e lirë janë 200-300% më të larta se ato që kanë paguar deri më sot bizneset. Dominimi i furnizuesve të huaj: Shumica e furnizuesve në tregun e lirë janë të huaj, çka rrit varësinë dhe ekspozimin ndaj tregjeve të jashtme. Rreziku për falimentim dhe humbje të vendeve të punës: Dalja në treg në këto kushte mund të çojë shumë biznese pranë falimentimit, duke rrezikuar afër 100 mijë vende pune dhe duke ndikuar negativisht në prodhimin vendor dhe konkurrueshmërinë e tij në tregjet rajonale dhe evropiane”, thuhet tutje në këtë letër.
Gjithashtu, Lidhja e Bizneseve të Kosovës, bën të ditur se edhe më herët gjatë periudhës së konsultimeve, ka dorëzuar komente dhe ka kundërshtuar këtë vendim, duke kërkuar që t’u jepet bizneseve një afat shtesë për përgatitje prej së paku 2 vjetësh, për shkak se kjo periudhë konsiderohet si më e vështira dhe me ndikimin më të madh negativ për bizneset.
“Në këtë periudhë: bizneset do të përballen me goditjen më të madhe financiare; shumë biznese do të rrezikohen të falimentojnë; prodhuesit vendorë rrezikojnë të humbin tregjet e tyre brenda dhe jashtë vendit; konsumatorët do të përballen me produkte shumë më të shtrenjta. Për këto arsye, kërkojmë pezullimin e vendimit për një periudhë njëvjeçare, për t’u krijuar hapësirë dhe kohë e mjaftueshme bizneseve për përgatitje dhe gjetje të zgjidhjeve më të favorshme”, thuhet në .
Ligji i tregut të lirë është në fuqi që nga viti 2017, dhe një shtyrje e tillë nuk bie ndesh me kornizën ligjore ekzistuese, duke pasur parasysh se nuk ka pasur ndryshime ligjore të ndërmjetme.
Lidhja e Bizneseve të Kosovës mbetet në dispozicionin tuaj për çdo informacion shtesë ose konsultim të nevojshëm, në të mirë të vendit dhe zhvillimit ekonomik./Arbresh.info/
Letra e plotë:
LIDHJA E BIZNESEVE TË KOSOVËS
Data: 09/05/2025
DREJTUAR:
Z. Ymer Fejzullahu – Kryesues i Bordit
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE)
Lënda:
Kerkesë publike për pezullimin e vendimit për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike nga data 01.06.2025I nderuar z. Fejzullahu, Kryesues i Bordit
Përmes kësaj kërkese, Lidhja e Bizneseve të Kosovës ju drejtohet me kërkesë zyrtare për pezullimin e vendimit të ZRRE-së që parasheh daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike, me efekt nga data 01.06.2025, për bizneset që kanë mbi 50 të punësuar ose realizojnë qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro.
Kjo kërkesë bazohet në shqetësimet e anëtarëve tanë dhe të komunitetit të biznesit, të cilët theksojnë se ky vendim, në rrethanat aktuale, është i parakohshëm dhe mund të sjellë pasoja serioze për sektorin privat dhe ekonominë vendore.
Arsyet kryesore të kësaj kërkese janë:
Afati i shkurtër i njoftimit: Bizneset janë informuar vetëm në fund të muajit shkurt 2025 për daljen në tregun e lirë më 1 qershor 2025, duke pasur vetëm 3 muaj kohë për përgatitje.
Mungesa e konsultimit: Nuk ka pasur komunikim apo konsultim paraprak me bizneset lidhur me këtë vendim dhe afatet e zbatimit.
Çmimet e larta në tregun e lirë: Çmimet e ofruara aktualisht nga furnizuesit në tregun e lirë janë 200-300% më të larta se ato që kanë paguar deri më sot bizneset.
Dominimi i furnizuesve të huaj: Shumica e furnizuesve në tregun e lirë janë të huaj, çka rrit varësinë dhe ekspozimin ndaj tregjeve të jashtme.
Rreziku për falimentim dhe humbje të vendeve të punës: Dalja në treg në këto kushte mund të çojë shumë biznese pranë falimentimit, duke rrezikuar afer 100 mijë vende pune dhe duke ndikuar negativisht në prodhimin vendor dhe konkurrueshmërinë e tij në tregjet rajonale dhe evropiane.
Gjithashtu, ju informojmë se Lidhja e Bizneseve të Kosovës, edhe më herët gjatë periudhës së konsultimeve, ka dorëzuar komente dhe ka kundërshtuar këtë vendim, duke kërkuar që t’u jepet bizneseve një afat shtesë për përgatitje prej së paku 2 vjetësh, për shkak se kjo periudhë konsiderohet si më e vështira dhe me ndikimin më të madh negativ për bizneset.
Në këtë periudhë:
– bizneset do të përballen me goditjen më të madhe financiare;
– shumë biznese do të rrezikohen të falimentojnë;
– prodhuesit vendorë rrezikojnë të humbin tregjet e tyre brenda dhe jashtë vendit;
– konsumatorët do të përballen me produkte shumë më të shtrenjta.
Për këto arsye, kërkojmë pezullimin e vendimit për një periudhë njëvjeçare, për t’u krijuar hapësirë dhe kohë e mjaftueshme bizneseve për përgatitje dhe gjetje të zgjidhjeve më të favorshme.
Ligji i tregut të lirë është në fuqi që nga viti 2017, dhe një shtyrje e tillë nuk bie ndesh me kornizën ligjore ekzistuese, duke pasur parasysh se nuk ka pasur ndryshime ligjore të ndërmjetme.
Lidhja e Bizneseve të Kosovës mbetet në dispozicionin tuaj për çdo informacion shtesë ose konsultim të nevojshëm, në të mirë të vendit dhe zhvillimit ekonomik.
Duke shpresuar në mirëkuptimin dhe përgjigjen tuaj pozitive, ju përshëndesim.
Me respekt,
BESART DRESHAJ
Kryetar
Lidhja e Bizneseve të Kosovës
IDF: Izraeli ka goditur thellë në Iran
Nis takimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA
WhatsApp mohon pretendimin e Iranit se ndan informacione me ...
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK’së, mbrojtja pritet të thërr...
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Izraelitët duhet të evakuojnë dy qytete para sulmit ‘ndëshku...