Ato i zëvendësoi diçka përmbajtjesore 47 faqesh, që u vendos në secilin tryezë.
Ai është plani me të cilin Besnik Osmani do ta qeverisë Fushë Kosovën, nëse bëhet kryetar.
Për të ua treguar programin edhe me fjalë i mblodhi banorët e Vragolisë, Miradisë së Epërme e të Poshtme.
Disa nga këta erdhën fort të organizuar me vetura, kombi e të tjerë edhe me motorë.
Burim Berisha e lavdëroi punën e tij, duke thënë se Fushë Kosovën e ndërtoi si qytet nga zero.
Punët çka mbeten pa përfunduar tha se do t’i kryej tash Besnik Osmani, e ky i fundit e tregoi buxhetin që e ka ndarë për banorët e tri fshatrave që i pati para vetës.
Në Vragoli tha se do të ndërtoj diçka që do ta lakmojnë të gjithë.
Andaj, Osmani kërkoi votë për LDK-në, këtë si kandidat për kryetar por edhe këshilltarët komunal të cilët tha nuk e lë pa i përmendur me emra.
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...