Nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë dalë me qëndrime të ndryshme sa i përket kërkesës për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Derisa Lutfi Haziri ka thënë se ka evoluar qëndrimi i LDK-së dhe se tani duhet të ketë zgjedhje, Agim Veliu ka thënë se nuk ka ndonjë ndryshim në qëdrimin e LDK-së, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka qëndrim të unifikuar sa i përket kërkesës për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Përderisa nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haziri ka thënë se qëndrimi i LDK-së ka evoluar dhe se tani kërkojnë që zgjedhjet të mbahen para se të vazhdojë faza finale e dialogut me Serbinë.
Nënkryetari tjetër i LDK-së Agim Veliu ka thënë se qëndrimi i kësaj partie nuk ka ndryshuar.
Veliu ka thënë se varësisht nga ndryshimi i rrethanave struktura e LDK-së do të vendosë nëse do të iniciojnë ndonjë mocion për rrëzimin e Qeverisë.
“Kërkesa e LDK-së ka evoluar, duam zgjedhje politike para dialogut. Për Kryesinë e LDK-së legjitimiteti i dialogut po vihet në pikëpyetje”, ka deklaruar Lutfi Haziri në një debat televiziv./Zëri/
Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba për shkelje në trafik bren...
Avioni që transportonte presidentin e Liberisë pëson defekt ...
‘WTT Youth Contender Prishtina 2025’ vazhdon sot me duele jo...
Goditet për vdekje kalimtari 92-vjeçar në Shqipëri
Çka është puna e fabrikës për mbetje shtazore?
Vitia: 30 inspektorë janë angazhuar në zbatimin e Ligjit për...