Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme të bëhet pjesë e një qeverie gjithpërfshirëse, me kushtin që ta udhëheqë qeverinë dhe rrjedhimisht edhe dialogun sipas Kushtetutës.
Kështu ka deklaruar Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së. Ai ka thënë se marrëveshjet ndërkombëtare i negocion qeveria.
Sipas tij, nëse një parti refuzon të bëhet pjesë e kësaj qeverie, atëherë LDK-ja nuk do të pranonte të ndodhte kjo, sepse kjo do të kishte kuptim vetëm nëse të gjithë bëhen bashkë.
Ai ka qenë shumë kritik edhe për zhvillimet politike, duke thënë se kjo qeveri e ka sjellë Kosovën në pikën më të ulët në politikën ndërkombëtare.
Ai ka komentuar edhe raportin e DASH-it për korrupsionin. “Qeveria aktuale e ka sjellë vendin në nivel shumë të dobët edhe ne sundimin e ligjit dhe çështje të tjera”, është shprehur Mustafa për RTK 3
Ai ka thënë se nuk parapëlqejnë rrëzimin e qeverisë me votat e Listës serbe, por nuk e ka përjashtuar këtë si mundësi. Sipas tij qeveria do të ishte mirë të ofronte dorëheqje pasi që nuk e ka shumicën e votave në Kuvend.
“Nëse vjen si propozim, po” – komunitetet shprehin mbështetj...
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...