Grupi Parlamentar i LDK-së ka reaguar lidhur me emërimet në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe kandidimet e Blerand Stavilecit dhe Njazi Thaçit për drejtor të KEK-ut.
“Derisa çështja e dialogut me Serbinë po mbizotëron debatin në Kosovë, koalicioni qeveritar po vazhdon kapjen e institucioneve. Para dy dite, Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal diskutoi për zgjedhjen e Kryesuesit të Bordit të ZRRE-së. Ky është një institucion tepër i rëndësishëm, duke marrë parasysh zhvillimet që pritet të ndodhin në sektorin e energjisë”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
“Qeveria e Kosovës jashtëligjshëm dhe duke shkelë Memorandumin e Bashkëpunimit me Ambasadën Britanike, ia dërguar në Kuvendin e Kosovës emrat e dy personave që janë vlerësuar me pikë minimale krahasuar me dy kandidatët e tjerë të vlerësuar nga komisioni vlerësues”, vijon reagimi.
Sipas LDK-së, i gjithë ky proces është vëzhguar nga kompania e angazhuar nga Ambasadës Britanike. “Komisioni me insistim të opozitës ka kërkuar sqarime nga Qeveria”.
“Dje gjithashtu u raportua për kandidaturën e z. Blerand Stavileci dhe një familjari të z.Hashim Thaçi për Kryeshef Ekzekutiv të KEK-ut. LDK-ja e konsideron këtë të papranueshme. Kosova ka mjaft ekspertë të fushës së energjisë dhe se vazhdimi i kapjes së këtij sektori do të ketë pasoja për të gjithë qytetarët e vendit”, thuhet ndër të tjerash në reagim.
LDK vlerëson se PDK dhe AAK, si partnerë qeverisës, e kanë obligim të merren edhe me grevën e punëtorëve të KEDS-it, “sepse të parët kanë marrë përgjegjësi për të udhëhequr ndërkaq të dytë pos tjerash kanë përgjegjës për privatizimin e distribucionit”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kr...
Kusari-Lila tregon arsyen e mungesës në fushatë: Babai im ës...
Vdes Shemi i grupit “Ilirët”
Kurti premton projekte madhore për Drenasin: Poliklinikë, Di...
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 38 raste b...
Gerrard i gatshëm ta marrë drejtimin e Liverpoolit nëse Slot...