Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur koalicion për komunën e Fushë Kosovës.
Kandidati i LDK-së për këtë komunë, Besnik Osmani ka bërë të ditur se koalicioni është arritur për të mirën e qytetarëve që i thotë PO zhvillimit, mirëqenies dhe përparimit, transmeton Arbresh.info.
“Është arritur koalicioni i madh për të mirën e të gjithë qytetarëve të Komunës së Fushë Kosovës, që i thotë PO zhvillimit, mirëqenies dhe përparimit. Në këtë frymë bashkëpunimi, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do të ecin bashkë për prosperitetin e të gjithë qytetarëve, për Fushë-Kosovën tonë”, ka shkruar Osmani në llogarinë e tij në Facebook.
Osmani theksoi se marrëveshja nga të dyja partitë është nënshkruar për qeverisje qeverisje gjithëpërfshirëse.
“Gjatë këtyre ditëve, dy degët tona kanë punuar së bashku në hartimin e planit qeverisës dhe, në koordinim të plotë edhe me qendrën, kemi nënshkruar marrëveshjen për qeverisjen gjithëpërfshirëse për mandatin e ardhshëm qeverisës. Kjo marrëveshje është shprehje e përgjegjësisë politike dhe e vullnetit të përbashkët për ta çuar Fushë Kosovën përpara, me një qeverisje moderne, transparente dhe në shërbim të qytetarëve”, tha Osmani./Arbresh.info
Përfundon numërimi i votave në Junik, fiton AAK
Prokuroria: 17 raste penale, 5 persona të ndaluar nga proces...
BE-ja paralajmëron Shqipërinë për projektin e lidhur me Kush...
Përsëritet skena tronditëse, Eriksen rrëzohet sërish në fush...
Trump: Nuk garantova që nuk do të ketë luftë
Numërohen mbi 60% e votave, kush po prin?