Lidhja Demokratike e Kosovës me shqetësim pranoi lajmin për sulmin ndaj kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
LDK ka dënuar ashpër këtë sulm të dhunshëm dhe po ashtu kërkon nga autoritetet rezultate të shpejta për këtë çështje si dhe personat të mbahen përgjegjës para drejtësisë.
“Sulme të tilla nuk i shërbejnë demokracisë dhe janë nxitëse në këtë periudhë. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë, dhe veprime të tilla kërcënojnë sigurinë dhe mirëqenien e udhëheqësve tanë.LDK në këto momente qëndron me kryetarin Muhaxheri dhe familjen e tij”, thuhet në reagimin e LDK-së./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Sulmohet fizikisht kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, deklarohen nga prokuroria
Nënshkruhet kontrata 12 milionë euro për impiantet e trajtim...
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut