Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht nga dy persona.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënsi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Nikçi, ka thënë se dy persona janë arrestuar deri tani si të dyshuar për rastin në fjalë.
“Dy persona janë arrestuar për shkak se e kanë sulmuar kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i kanë shkaktuar lëndime trupore. Të njëjtit janë arrestuar dhe ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë. Gjithashtu janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në kordinim me Policinë e Kosovë”, konfirmoi Nikçi.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës