Lidhja Demokratike e Kosovës para pak çastesh ka njoftuar se gjithçka që po diskutohet rreth takimit të sotëm me Isa Mustafës dhe Albin Kurtit janë të pavërteta.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, LDK njofton se ka paraqitur një ofertë për bashkëqeverisje Lëvizjës Vetëvendosje, por nuk tregon se për cfarë oferte bëhet fjalë, shkruan portali arbresh.info
“Të gjitha supozimet dhe hipotezat që po qarkullojnë sonte nëpër medie rreth diskutimeve të sotme në mes të LDK dhe LVV janë të pavërteta. LDK, në mirëbesim dhe me vullnet për të arritur marrëveshje, i ka paraqitur ofertën LVV-së për bashkëqeverisje”, thuhet në njoftimin e LDK-së./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër