Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt, në përkujtim të 41 pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ranë dëshmorë më 14 dhjetor 1998 në zonën e Pashtrikut.
Në një postim në Facebook, Kurti rikujtoi se më 14 dhjetor 1998, një grup prej mbi 140 ushtarësh të UÇK-së po lëviznin përgjatë brezit kufitar nga Shqipëria drejt Kosovës së pushtuar nga Serbia, me synimin për t’iu bashkuar luftëtarëve në zonat e luftës për çlirimin e vendit. Sipas tij, herët në mëngjesin e asaj dite, grupi u përball me njësite të ushtrisë jugosllave në Likenet e Hasit, në Pashtrik.
Gjatë luftimeve, 41 pjesëtarë të UÇK-së u vranë, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Kurti theksoi se sakrifica e tyre mbetet ndër kapitujt më të rëndë dhe më domethënës të luftës çlirimtare.
Homazhet u mbajtën në praninë e kolegëve aktivistë dhe qytetarëve, ndërsa kryeministri në detyrë nderoi me emra të gjithë 41 dëshmorët e rënë, nga zona të ndryshme të Kosovës, duke i cilësuar ata si themel të lirisë dhe shtetësisë së vendit.
“Lavdi dëshmorëve të rënë në Pashtrik më 14 dhjetor 1998, për lirinë e Kosovës,” përfundoi Kurti./Arbresh.info
Logan Routt, transferimi i ri i GO+ Pejës
Ndërpritet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, vazhdon më...
Murseli: Granitin s’e kam parë në restorant, s’kisha qëllim ...
Arbeloa pas disfatës nga Benfica: Jemi shumë larg versionit ...
Përmbytje vdekjeprurëse në Afrikën Jugore, mbi 100 viktima
Prokuroria vazhdon aksionin kundër grupit të dytë të dyshuar...