Google ADS

Latif Gashi, nga java e ardhshme në burg

23:10 | 11 Mars 2016
Arbresh.info

Ish-deputeti i PDK-së, Latif Gashi, nëpërmjet Facebook-ut ka njoftuar se duke filluar nga java e ardhshme për të mbajtur pjesën e mbetur të dënimit të caktuar për 6 vjet.

Për shkak se u shpall fajtor për krime lufte kundër popullsisë civile bashkë me “Grupin e Drenicës”, dhe vendimi i konfirmua nga Apeli, Gashi dha dorëheqje edhe nga mandati i deputetit.

Ai në Facebook shkruan se asnjëherë nuk mjafton të sakrifikohesh për lirinë e pavarësinë e vendit.

“Një takim miqësor me kryesinë e PDK-së në Podujevë, me që rast i falenderova për përkrahje dhe bashkëpunim.

Njëkohësisht i njohëtova se nga fillimi i javës tjetër do të shkoj në hapsane për ta vazhdur mbajtjen e denimit (të pa drejtë) të mbetur……! Për Lirinë dhe Pavarësinë e Atdheut kurrë nuk është bollë të sakrifikohesh…..! Me respekt LG”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm