Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka deklaruar se nuk ka dijeni për ndonjë marrëveshje apo “pazar” lidhur me sigurimin e votave për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si Kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Kjo deklaratë vjen pas dështimit të seancës së 20-të për konstituimin e Kuvendit dhe pas reagimit të deputetes boshnjake Duda Balje, e cila kishte pohuar se i është ofruar një pozicion pune në Shkup në këmbim të votës për Haxhiun.
Gërvalla ka bërë thirrje që deputetët Duda Balje dhe Adem Hoxha të heqin dorë nga qëndrimi i bllokadës dhe të marrin pjesë në votim, duke theksuar se parlamenti nuk është vend për pazare politike.
LEXO EDHE:
Nesër do t’i jepet lamtumira e fundit Ardian Osmanit, i cili...
Irani pretendon se ka goditur qendrën e Mossadit
Gjykata lë në burg Erion Veliajn, SPAK paraqet prova të reja...
Osmani pritet me nderime ushtarake në Hungari
Guri ironizon Pecin për pushimet verore: Janë me kalu kohë m...
Limaj: Situata politike në Kosovë është skandaloze