Duda Balje: Më është bërë ofertë indirekte për votën pro Albulena Haxhiut, ma ofruan pozitën e profesoreshës në Shkup

12:00 | 23 Maj 2025
E.K

Deputetja Duda Balje ka deklaruar se ka pranuar disa thirrje telefonike nga persona që nuk janë të përfshirë në politikë, por që i përkasin rrethit të saj shoqëror, në lidhje me një aplikim të mëhershëm për punë në Maqedoninë e Veriut.

Bëhej fjalë për një pozicion të profesoreshës, për të cilin Balje kishte aplikuar disa vite më parë.

Sipas saj, përmes këtyre thirrjeve është përmendur mundësia që çështja e aplikimit të diskutohej sërish, nëse ajo do të jepte mbështetjen e saj për Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit. Balje theksoi se një ofertë e tillë nuk iu bë drejtpërdrejt, por në mënyrë të tërthortë dhe të papërcaktuar.

“Po është e vërtetë. Pata disa thirrje, që s’janë persona direkt, të politikës. Janë shoqëri. Para disa vite kam apliku për vendin e profesoreshës në Maqedoni sepse kam shtetësinë e Maqedonisë dhe e flas mirë gjuhën. Kam plotësu krejt kushtet. Më s’kam apliku. Tash kanë thanë se ka mundësi me bisedu për vendin e punës”, ka thënë Balje.

Shpërndaje në rrjete sociale