Pas disa orëve qëndrimi kryetari i LDK-së Isa Mustafa është larguar nga objekti i Kuvendit të Kosovës.
Arsyeja e ardhjes së Mustafës në Kuvend ishte nënshkrimi i marrëveshjes për koalicion me NISMA-në, transmeton portali arbresh.info.
Ai nuk është deklaruar për media duke thënë se për të gjitha do të flasë i nominuari për kryeministër Avdullah Hoti.

Rikujtojmë se LDK-na dje ka nënshkruar një marrëveshje për koalicion edhe me AAK-në.
Ani pse nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen, Hoti dje ka thënë se pjesë e Qeveris është edhe Lista Serbe.
Deri më tash AAK ka marrë katër ministri dhe një zv.kryeministër ndërsa NISMA ka marrë dy ministri dhe një zv.kryeministër./arbresh.info/
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...