Me rastin e shënimit të Ditës së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatëluftës në Kosovë, sot do të lansohet fushata avokuese me titull #TraumaNukKaAfat.
Lansimi i kësaj fushate do të bëhet nga ora nga ora 14:00 në Reporting House, shkruan Arbresh.info.
“Të mbijetuarit e dhunës seksuale të lidhur me konfliktin në Kosovë e kanë bartur traumën e tyre për më shumë se dy dekada. Megjithatë, për shumë prej tyre, frika nga stigma i ndalon ata të kërkojnë njohjen dhe mbështetjen që meritojnë. Komisioni i Qeverisë së Kosovës për Njohjen dhe Verifikimin luan një rol kyç në dhënien e statusit zyrtar për të mbijetuarit dhe me këtë, mundësinë për mbështetje të rëndësishme ligjore, ekonomike dhe psiko-sociale.”, thuhet në njoftim.
“Fushata #TraumaNukKaAfat, ka për qëllim avokimin për mbrojtjen e të drejtave të të mbijetuarve të Dhunës Seksuale në Konflikt (CRSV), më konkretisht kërkon heqjen e afatit, respektivisht kufizimeve kohore në procesin e aplikimit, duke siguruar që të mbijetuarit të mund të paraqiten për njohje dhe mbështetje kurdo që janë gati. “, thuhet tutje./Arbresh.info/
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun