Me rastin e lansimit të Sistemit të Menaxhimit të Përmbarimit, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mori pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm, për realizimin e digjitalizimit dhe thjeshtëzimit të veprimeve nga kjo fushë.
“Forcimi i profesioneve të lira përmes fuqizimit të qasjes në drejtësi si pjesë e programit tonë qeveritar dhe një nga objektivat strategjike, përveçse është prioritet i yni, është edhe pjesë e misionit tonë të përbashkët për sundim të ligjit dhe funksionim të shtetit të së drejtës. Andaj, krahas reformave që tashmë po ndërmarrim në sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial, pashmangshëm këto reforma përfshijnë edhe profesionet e lira, sidomos në kuptimin e digjitalizimit të veprimeve dhe shërbimeve” theksoi ministrja Haxhiu në këtë takim.
Lansimit të këtij Sistemi të Menaxhimit i kanë paraprirë Memorandumet e Bashkëpunimit që Ministria e Drejtësisë, së bashku me Odën e Përmbaruesve Privat, ka nënshkruar me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, Agjencinë Kadastrale, Agjencinë e Regjistrimit Civil, si dhe Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, me qëllim të bashkëpunimit të ndërsjellë për rritjen e efektshmërisë dhe efikasitetit në fushën e zbatimit të ligjit dhe përmbarimit në veçanti.
Ky proces, që nga fillimi është mbështetur programi i USAID për Drejtësinë Komerciale, andaj si Ministri dhe Qeveri e Republikës së Kosovës, një falënderim të veçantë ia dedikojmë këtij programi për mbështetjen në këtë dhe të tjera procese të rëndësishme.
Sistemit të Menaxhimit të Përmbarimit, nënkupton forcim të sistemit të përmbarimit në Kosovë, rritje te standardeve profesionale dhe sigurisë në ushtrimin e profesionit, si dhe shtim të transparencës e mbrojtje të interesit publik./arbresh.info/
Hysen Durmishi: Shkëlzen Gashi u përjashtua nga Lëvizja Vetë...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...