Ministria e Infrastrukturës, përkatësisht Departamenti Koordinues i Këshillit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, në partneritet me Policinë e Kosovës dhe Auto Moto Club Kosova (AMCK), kanë lansuar fushatën “Të sigurt në rrugë gjatë dimrit”.
Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Idriz Selimaj, tha se kjo fushatë ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për sigurinë në rrugë.
“Këto fletushka do të shpërndahen në të gjitha kontrollet teknike në nivel vendi. Policia e Kosovës përmes patrullave të tyre do t’i shpërndajë gjithashtu. Më këto do të vetëdisojme që të gjithë shoferët te jenë të përgatitura gjatë sezonës së dimrit”, ka thënë Selimaj.

Kjo fushatë do të përkrahet edhe nga Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës thotë se ka rënë numri i aksidenteve janar- nëntor krahasuar me periudhën e njëjte të vitit të kaluar.

Drejtor i drejtorisë për preventiva në trafik rrugor, Jeton Rexhepi u bëri thirrje të gjithë shoferëve që të pajisen me pajisje dimërore
“Policia e Kosovës iu ka bashkëngjitë projekti të radhës për siguri në rrugë që të mos e kemi numrin e rritur të aksidenteve në komunikacion. Kërkojmë të gjithë shoferët që t’i ndërmarrin të gjitha masat për kohen e dimri”, tha ai.

Gjoba për shofer që nuk janë të pajisur me pajisje dimërore është 40 euro./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/370246783731099/?__xts__[0]=68.ARCSaaVFvFMzX-xFHtYDa7E08lLVnh-JCwuHRIKrbDMOaiDujuL45JXmvjSNbCw7IDdTTQUnlebVC07N8M3ZFKRVFz9GU3sZoorZYnEWAEurLAaiikPrt5IOe2Q4zaDytp8onkUjC7qxRSZyG8ljeBF0SqYbWS-3sph8c4u76v5gL8jRC1Ej7zEqjizUkOHHzfl-juauI9WPC_JHwDeCAPPCMKCsKn5hfITX0a2MFVdih7aYqeSQGO6nIe7jmyisb09nqUhyUIaySpO1AzH5mwRoMMMzF4ArhQt0UpaFyuO2UatdlGdMBP7IsYh1ibk3paCTEa4SY5Vou0v9KSEdnqAsqxYHx8Ge&__tn__=-R

LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e instit...
Jahjaga demanton raportimet: Kurrë s’ka pasur takim as...
Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit shqiptoi mbi 4 mijë e 600 ...
Berisha paraqitet në SPAK
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin