Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë e lansimin “Made in Kosova” (MiK).
Në fjalën e tij të rastit, Kurti tha se është i lumtur që sot prezantojnë një hap të rëndësishëm, në rrugën tonë drejt një të ardhme që pa dyshim e meritojmë të gjithë së bashku.
Kurti tha se ky projekt paraqet potencialin dhe veprimtarinë e vendit tonë drejt një tregu ndërkombëtar, hapa si ky për të cilin jemi mbledhur sot janë hapa përpara
Kurti tha se çdo hap përpara shton, ndriçon rrugën që na pret.
“Kosova ka përjetuar një errësirë simbolike dhe me pasoja materiale, duke qëndruar e izoluar për shumë vite jashtë vëmendjes, që pothuajse të gjitha shtetet evropiane e gëzojnë, për një kohë të gjatë bukuria, pasuria natyrore e njerëzve tanë kanë qenë të fshehura për shumë sy e veshë. Për shumë kohë tingëllonte i vërtetë vargu simbolik Ismail Kadares me poezinë “Mall”
“Të zgjuarit janë bashkë në këtë botë kurse të fjeturit janë veç”, tha Kurti.
Kryeministri tha se tani është koha që t’i ndajmë me të tjerët bukuritë e vendit tanë.
“Sot ne shpalosim hapësirën ku mund të shihet potenciali dhe puna e vendit tonë, përmes kësaj platforme ne nderojmë miqësinë e vendit tonë dhe të gjithë ata që shërbyen si diplomat të vendit tonë edhe para se të kishte ministri te jashtme e aq më pak ambasador”, tha Kurti./Arbresh.info/
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...