LAJMI I FUNDIT/Sonte arrijnë katër kosovarët që u evakuuan nga Afganistani

12:23 | 19 Gusht 2021

Katër shtetasit e Kosovës që janë evakuuar nga Afganistani pritet të arrijnë sonte në Kosovë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka mundësuar kthimin e tyre në Kosovë, burime të Arbresh.info,bëjnë të ditur se ata do të arrijnë në Kosovë në orët e mbrëmjes, por nuk dihet saktë në sa ora, shkruan arbresh.info.

“Po, sot pritet të arrijnë në Kosovë katër kosovarët të cilët janë evakuuar pas marrjes në dorë të Afganistanit nga talebanet. Ora saktë nuk dihet, por ka gjasa që edhe të ndalen në shtet si Gjermania, ku kanë familjarë, por mbetet të kontaktojmë prap”.

Kujtojmë që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kishte bërë të ditur se katër shtetasit e Kosovës me të cilët ka qenë në kontakt të drejtpërdrejt dhe ju është ofruar ndihmë pas përshkallëzimit të situatës në Afganistan, janë evakuuar./arbresh.info/

MPJ: Katër shtetas të Kosovës janë evakuar nga Afganistani

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara