Kryeministri Albin Kurti, është deklaruar në lidhje me fushatën e intensifikuar që të lejohet shamia në shkolla.
“MASHT’i është duke përcjellur me vëmendje shqetësimin e disa qytetarëve për ndryshim të udhëzimit. Do ta kemi edhe projektligjin për liritë fetare që do ta sjellim në Kuvend. Qëndrimi im është se nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe elementeve tjera fetare, por gjithashtu kam thënë se mosha 16 vjeçare është pragu. Kjo moshë do të duhej të ishte edhe mosha e votimit. Mosha 16 vjeçare është moshë e pragut për bartjen e shamisë”, deklaroi Kurti.
Këto komente Kurti i bëri në një konferencë për medie pas vizitës në Doganën e Kosovës./arbresh.info/
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-i...
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...
‘Krabeni’ e ‘Makazze’ me ekipet e tyre sigurojnë play-offin ...
Kusari: Nuk ka krizë me derivate në Kosovë, furnizimi stabil...