Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.
“Po sot janë takuar”, ka thënë ai.

Ai nuk ka dhënë detaje rreth takimit, derisa ka shtuar se do të dalin me komunikatë për këtë takim.
Aktualisht, Lajçak gjendet në zyrën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku po zhvillon një takim me kryetarin e saj, Isa Mustafën.
Ndryshe, dje emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak me të arritur në Kosovë ka zhvilluar tri takime radhazi.
Ai fillimisht është pritur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më pas nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe në fund nga kryeministri i vendit,
Avdullah Hoti.
Pas takimeve Lajçak u shpreh i bindur se marrëveshja që pritet të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë e pranueshme nga të dy palët dhe do të sjellë stabilitet në rajon./arbresh.info/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...