Lobi Rajonal i Grave të Evropës Juglindore që drejtohet nga ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, kanë publikuar letrën që kanë marrë sot nga Përfaqësuesi Special i BE’së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë letër Lajçak ka theksuar se ideja e korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve nuk është në agjendën e dialogut që ai ndërmjetëson, shkruan Express.
Diplomati sllovak ka thënë se ajo çfarë dëshiron, është një marrëveshje që do të normalizojë raportet mes Kosovës dhe Serbisë dhe që do të mundësojë përparimin e dy shteteve.
“Ekipi im dhe unë do të vazhdojmë së integruari një dimension gjinor në përpjekjet tona për t’iu ndihmuar Beogradit dhe Prishtinës të arrijnë një marrëveshje të përgjithshme dhe ligjërisht detyruese që i rregullon të gjitha çështjet e jashtëzakonshme mes tyre. Siç e kam cekur në shumë raste, shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendë për diskutim. Ajo që po kërkojmë është një marrëveshje që do të kontribuojë në stabilitetin rajonal, normalizojë marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe do t’iu ndihmojë të ecin përpara në rrugët e tyre respektive europiane”, ka shkruar Lajcak
Liverpooli bën një ofertë të majme për të nënshkruar me ylli...
Zelensky: Mundësia për ndryshim në Iran duhet të shfrytëzohe...
Pas Haxhiut, Peleshi takohet me Osmanin
Të paktën 555 të vrarë në Iran nga sulmet SHBA-Izrael
Sekuestrohen 5 armë dhe municion në Pejë, policia nis raste ...
Gjykata e Strasburgut regjistron për herë të parë padinë kun...