Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka diskutuar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor me drejtorin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për Evropën, Miker Carpenter, i cili është edhe asistent Special i Presidentit Biden.
Me anë të një postimi në “X” Lajçak tha se ky takim është konfirmim i partneritetit të shkëlqyer mes BE-së dhe SHBA-së, shrkuan Arbresh.info.
“Më vjen mirë që pata mundësinë të diskutoja zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë me Drejtorin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare(NSC) të SHBA-së për Evropën për Evropën Miker Carpenter. Një tjetër konfirmim i partneritetit tonë të shkëlqyer BE-SHBA”, ka shkruar Lajçak./Arbresh.info/
Glad I had the chance to discuss the developments in the Western Balkans and beyond with ?? NSC’s Senior Director for Europe @mikercarpenter. Another confirmation of our exellent ???? partnership. pic.twitter.com/seV2IvHDOO
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 7, 2024
“Shkëlqimi dhe rënia e Prishtinës” – A gab...
Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, arresto...
FIFA refuzon ndryshimin e kalendarit të Botërorit 2026, Iran...
Rasti tronditës në Lipjan, QKUK për gjendjen e 5-vjeçarit: P...
Konate rikthehet për Liverpool, dyshime për Gomez para përba...
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...