Ky person po kërkohet nga Policia e Kosovës

16:23 | 18 Dhjetor 2020

Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e një personi nga Peja.

Bëhet fjalë për Pajtim Krasniqin, i cili kërkohet nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale vjedhje e rëndë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin policor.

PËR ÇDO INFORMACION JU LUTEM KONTAKTONI 192-
080019999 (PA PAGESË) OSE DREJTORIA RAJONALE
PEJË 039 432 327

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara