Edhe gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin periferik të fushave të fuqishme anticiklonike që ndodhen në lindje të kontinentit, ndërkohë që masat e ngrohta ajrore nga Mesdheu vazhdojnë të shtrihen tutje mbi rajon dhe pjesën më të madhe të kontinentit evropian, sipas Prishtina Weather.
Do të vazhdojë të mbajë mot i butë, kryesisht me diell, ndërsa nëpër vise të ulëta dhe lugina, në mëngjes priten mundësi për mjegull. Temperaturat do të mbeten mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale që do të luhaten nga +1C deri +3C, e ato maksimale nga 11C deri në 13C./Arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...