Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), mund të bëhet pjesë e qeverisë aktuale.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), mund të bëhet pjesë e qeverisë aktuale, por sekretari i kësaj partie, Ismet Beqiri thotë se kanë kushte që të bëhen pjesë e pushtetit.
“Ne jemi të gatshëm me bisedu me të gjithë. Ama me qenë pjesë e asaj marrëveshje që të gjithë, asnjë subjekt politik mos me qenë jashtë sepse ka manipulime po bisedohet me LDK-në për të qenë pjesë e qeverisë sa për të hequr kushtimisht sipas disave, zotëri Haradinajn”, ka thënë Beqiri.
Për të dalë nga situata në të cilën ndodhet Kosova, Beqiri përmend edhe një opsion tjetër.
LDK po synon të mbledh vota për rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj” derisa Beiqirit nuk i prishin punë as votat e Listës Serbe.
“Mocionin eventual që do ta paraqitnim ne, kushdo që i bashkëngjitet nuk do ta shikojmë se i cilës parti është. Sepse nuk mund të thuash se nëse e ke bërë një koalicion qeverisës me vota edhe të shqiptarëve edhe të komunisteve tjera nuk mund të thuash që ju të tjerët me votat e dikujt tjetër nuk bën me votat e dikujt tjetër ta rrëzoni këtë qeveri”, është shprehur Beqiri.
Për me tepër edhe ekipin negociator për dialog me Serbinë e konsideron si të parëndësishëm.
Partia e Isa Mustafës ka thënë se nuk është kundër vendosjes së taksës, por që sipas tij një vendim i tillë do të duhej të ishte marrë me pajtim me miqtë ndërkombëtar.
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...