Pas zyrtarizimit të kandidatëve për kryetar të Komunës së Podujevës nga LDK-ja dhe Vetëvendosje, edhe AAK-ja ka dal me kandidatin e saj.
Kryesia e AAK-së në Podujeve ka mbajtur një mbledhje gjatë të cilës ka shqyrtuar listën e kandidatëve për asamble komunale dhe ka vendosur që kandidat për kryetar të Podujevës të jetë Fatmir Humolli, shkruan Indeksonline.
Sipas AAK-së, kryesia e degës se AAK-së në Podujevë shqyrtuar propozimin e anëtarit të kryesisë Patriot Rudari që kryetari i degës Fatmir Humolli i padiskutueshëm për të qenë kandidat në garën për kryetarë të Podujevës, të jetë njëkohësisht edhe bartës i listës së AAK-së, për zgjedhjet lokale.
Pas gatishmërisë së kryetarit Humolli për të marr këtë përgjegjësi dhe besimit te kryesisë, me votë unanime u vendos që bartës i Listës së AAK-së dhe kandidatë për kryetarë të komunës së Podujevës në zgjedhjet lokale që mbahen me 22 Tetor të jetë Fatmir Humolli.

Tentoi ta vriste Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgi...
Besëlidhja e mposht Vëllaznimin në Ligën Unike
Dosjet e FBI-së zbulojnë detaje të reja mbi vdekjen e Epstei...
VV atakon Gjykatën Kushtetuese: Po krijon pushtet paralel, i...
E rëndë në Gjermani: Konduktori i trenit vritet nga pasagjer...
Rama: Vizita në Vatikan nisi nga ‘Zoja e Shqipërisë’, asnjë ...