Ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lulzim Halili, është arrestuar sot nga shërbimi informativ serb (BIA) në qytetin e Svilanacit, në territorin e Serbisë.
Mediumi serb Novesti raporton se autoritetet serbe po e akuzojnë Halilin për krime lufte ndaj popullatës serbe gjatë luftës në Kosovë, megjithëse detajet konkrete mbi aktakuzën eventuale nuk janë bërë ende publike nga ana zyrtare.
Arrestimi i tij thellon edhe më shumë tensionet mes Kosovës e Serbisë, sidomos pas arrestimit nga autoritetet kosovare të zyrtarit serb Igor Popoviq për fyerjen e UÇK-së.
Autoritetet kosovare deri më tani nuk kanë dhënë ndonjë reagim zyrtar lidhur me këtë rast./Arbresh.info

LEXO EDHE:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...