Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se i ka propozuar Komisionit për përzgjedhje të kandidatëve, pesë emra për anëtarë të bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale (FKPK-së).
Siç bëhet e ditur nga njoftimi i BQK-së emrat e propozuar janë: Emanuel Bajra (26,7 nga 30 pikë maksimale), Shpresim Vranovci(26,0 nga 30 pikë maksimale), Mimoza Mustafa (25,7 nga 30 pikë maksimale), Cyril Demaria-Bengochea(20,7 nga 30 pikë maksimale) dhe Trim Shala(20,3 nga 30 pikë maksimale).
“Si për pozitën e anëtarit me përvojë në përfaqësimin ose këshillimin e punonjësve apo përfaqësuesve të tyre ashtu edhe për pozitën e anëtarit me përvojë në përfaqësimin ose këshillimin e punëdhënësve, nuk ka qenë e mundur të përzgjidhen së paku tre kandidatë që kishin dorëzuar dokumentet e kërkuara dhe përmbushur kërkesat e specifikuara në konkurs. Andaj, proceset përkatëse të përzgjedhjes do të duhet të rishpallen”, njofton BQK.
Siç thuhet në njoftimin e BQK-së, si për pozitën e anëtarit me përvojë në përfaqësimin ose këshillimin e punonjësve apo përfaqësuesve të tyre ashtu edhe për pozitën e anëtarit me përvojë në përfaqësimin ose këshillimin e punëdhënësve, nuk ka qenë e mundur të përzgjidhen së paku tre kandidatë që kishin dorëzuar dokumentet e kërkuara dhe përmbushur kërkesat e specifikuara në konkurs./Arbresh.info/
Mbeturinat rikthehen në rrugën “Goleška” në Graç...
Paga e 13-të, Tahiri – Qeverisë: Çka është bërë për sektorin...
Konjufca jep shpresë për çështjen e presidentit: Vullneti i ...
Liverpooli pritet të vazhdojë me Arne Slot edhe në sezonin e...
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...