Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, për të vazhduar me votimin dhe shqyrtimin e pikave të mbetura nga mbledhja e fundit e datës 31 mars.
Fillimisht Kuvendi pritet të votojë për katër pikat e mbetura, për të cilat diskutimi është shterur në seancat e kaluara: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, Propozim-rezolutën në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, si dhe pritet të zhvillohet raundi i dytë votimit për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb.
Pas përfundimit të këtyre pikave, do të fillojnë punimet e seancës së re, e paraparë të mbahet më 31 mars, me pikat e rendit të ditës të përcaktuara në mbledhjen e kaluar të Kryesisë.
I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotel...
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1 mijë e 900 ...
Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit
Darka e Presidentit Trump me gazetarët, autori qëlloi ndaj n...