Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten në ora 10:00.
Kështu bëri të ditur shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, shkruan Arbresh.info.
Ai tha se kanë ngritur pyetje për rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit teksa ka shtuar se duhet formuar një komision parlamentar për skandalin e borxheve nga ambalashuesit e ujit.
“Kemi ngrit disa pyetje rreth zhdukjes së mostrave të Deharit dhe pastaj gjetjen e tyre dhe duhet gjetur dritë për këtë rast. Javën e kaluar jemi njoftuar për nja skandal për përllogaritjen e borxheve nga ambalazhuesve te ujit. Për këtë cështje duhet të themelohet një komision parlamentar dhe duhet të trajtohet” ka deklaruar Tahiri./Arbresh.info/
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...
Eurostat: Gati 1 në 4 familje në Shqipëri ka vështirësi për ...
Irani: Kemi sulmuar 4 baza ushtarake amerikane
Kurti i jep detyrë të re Blerim Sallahut
Opozita serbe në Kosovë me nismë të re bashkëpunimi
Guardiola u jep pushim lojtarëve para ndeshjes me Real Madri...