Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot seancat e papërfunduara të datave 30 janar, 28 shkurt, 7, 12 dhe 13 mars, të cilat ishin paraparë për 11 prill, por që u shtynë për shkak të mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme mbi migrimin e të rinjve.
Deputetët para vetes kanë për shqyrtim gjithsej 51 pika, prej tyre dy kanë të bëjnë me interpelanca të kërkuara nga Grupi parlamentar i PSD-së për kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Pesë pika të papërfunduara nga seanca plenare e 30 janarit kanë të bëjnë me votimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.
Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Trashëgiminë Kulturore, votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare, kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq për vazhdimin e mandatit edhe për një 30 ditë dhe votimi në parim i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës.
Ndërsa shtatë pika të papërfunduara janë nga seanca e 28 shkurtit, ku përfshihen votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete, votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale, votimi në lexim të dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Kosovës.
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, votimi i raundit të dytë për zgjedhjen e 6 anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas, shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2019 dhe pika e shtatë ka të bëjë me formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 5 anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.
Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e 7 marsit janë gjithsej 37, ku pikat 36 dhe 37 kanë të bëjnë me interpelancën e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, në lidhje me mos-caktimin dhe rritjen e pagës minimale në Republikën e Kosovës dhe interpelanca e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, sipas kërkesës së kryetarit të GP-Partia Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, i mbështetur edhe nga 11 deputetë, në lidhje me themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh. A/NKEC.
Votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara do të jetë pika e vetme e papërfunduar nga seanca e jashtëzakonshme e 12 marsit.
Edhe nga seanca e jashtëzakonshme, mbajtur më 13 mars, ka mbetur një pikë e papërfunduar, e cila ka të bëjë me votimin e Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga presidenti Hashim Thaçi.
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...