Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ndërprerë seancën e sotme për shkak të iftarit.
Në seancën e sotme ishte ftuar kryeministri Albin Kurti për debat pas marrëveshjes së Ohrit, por që u ndërprerë për shkak të iftarit, për të vazhduar pastaj në orën 19:30.
Deputetët kërkuan që të ketë mirëkuptim për këtë çështje, ndërsa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pas dëgjimit të përfaqësuesve të grupeve parlamentare, tha se Kuvendi do të shkojë në pauzë deri në orën 19:30.
Shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, nuk e pa të arsyeshme që punimeve t’u kthehen pas iftarit.
“Kërkesa për raportim të kryeministrit ka ardhur nga opozita. Ne shprehëm gatishmërinë për të vazhduar, por tash, me gjithë respektin e atyre që kanë agjëruar, po kërkojnë deputetët nga të gjitha grupet, që duan të ndalen për shkak të agjërimit, por pastaj sa ka kuptim që të kthehen pas iftarit, por prapë le të mbetet në fjalën e dy grupeve tjera që kanë insistuar që të mbahet ky debat sot”, tha ajo.
Nga PDK-ja kërkuan pauzë gjatë iftarit, por thanë që seanca është mirë të përmbyllet.
“Jemi në ditën e parë të Ramazanit dhe disa deputetë kanë agjërim dhe nëse ka mirëkuptim, do të kërkoja të pauzohet gjatë kohës së iftarit, nëse ka mirëkuptim nga deputetët, por unë e konsideroj të rëndësishme që seanca të përmbyllet sepse marrëveshja ka nevojë të diskutohet në detaje nga deputetët që sot kanë interesim për të përmbyllur këtë seancë të nisur tash e sa kohë”, tha përfaqësuesja e PDK-së.
Arben Gashi, shef i GP të LDK-së, tha se është mirë që pas iftarit, deputetët të kthehen në sallë për të vazhduar debatin.
“Ata që janë agjërueshëm, mund të dalin të hanë, e të kthehen sërish në seancë. Seanca duhet të vazhdojë, dhe iu uroj iftar të mirë kushdo që është agjërueshëm”, tha Gashi.
Besnik Tahiri nga AAK tha se deputetët e tyre nuk do të kthehen pas iftarit në seancë.
“Grupi ynë parlamentar, disa prej tyre shkojnë në familjet e tyre për iftar… Unë mendoj kështu: kryeministri Kurti po tenton të na mbajë neve në këtë debat për sa kohë, erdhi, shkoi, erdhi, shkoi, e tash po doni me pas debat edhe pas iftarit. Nuk mendoj se duhet me qenë kështu. Mendoj se asnjë benefit, as përmbajtësor, as politik e as interesim të qytetarëve nuk zgjojmë që kthehemi ne pas iftarit. Ne duhet t’i kthehemi jetës dhe temave që janë në katastrofë, nuk funksionon asgjë as në ekonomi, as në politikë, as në paga… dhe unë mendoj që, sado që rrimë këtu, pëfiton ai zotëria aty [duke iu referuar kryeministrit Kurti] se po don me na mbajt edhe pas iftarit. Ne si AAK, nuk vijmë pas iftarit dhe i kemi kryer fjalimet tona. Ju vazhdoni, ne nuk vijmë”, deklaroi Tahiri.
Në fund, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se punimet shkojnë në pauzë për iftar deri në orën 19:30.
Në fund, ai tha se deputeten e LDK-së, Doarsa Kica Xhelimi, do ta thërrasë fiks në orën 19:30, dhe kërkoi që deputetët të vijnë në kohë.
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...