Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minut heshtje për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari ku vdiqën 45 qytetarë nga Maqedonia e Veriut, shumica nga ta shqiptarë.
Kryetari Konjufca para fillimit të seancës tha se të gjithë janë tronditur nga lajmi për aksidentin tragjik.
“Të gjithë jemi tronditur nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari. Për këtë arsye po ju thërras t’i nderojmë të gjitha viktimat me një minut heshtje”, tha Konjufca.
Kujtojmë se aksidenti ndodhi në një autostradë në perëndim të Bullgarisë, ku një autobus me 53 pasagjerë, shumica nga Maqedonia e Veriut, u përfshi nga flakët në orët e para të 23 nëntorit. Në mesin 46 viktimave ka edhe të paktën 12 fëmijë. Një zyrtar nga spitali në Sofje ka thënë se shtatë persona janë duke u trajtuar, të cilët kanë arritur të largohen nga autobusi. Gjendja e tyre është stabile.
/arbresh.info
Lexo edhe:
Zyra e hetuesisë bullgare vjen me informacionet e fundit rreth aksidentit në Bullgari
“Mos ma përktheni të ardhmën”, Vogëlushi prek me...
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...