Vetëm 4 seanca janë mbajtur gjatë 54 ditëve të fundit, prej kur është konstituuar Kuvendi i Kosovës. Madje këto seanca u vendos të thirren vetëm pas kritikave që mori Kosova nga ndërkombëtarët për mosfunksionim të Kuvendit.
Që nga konstituimi i Kuvendit, më 7 shtator të këtij viti, deri më tash janë mbajtur vetëm 4 seanca, seanca këto që vendosën të thirren vetëm pas kritikave që mori Kosova nga ndërkombëtarët për mosfunksionim të Kuvendit.
Por, pas mbarimit të zgjedhjeve lokale, balotazhi sërish është një mundësi e afërt që Kuvendi përsëri ta stopojë punën e vet, ashtu siç bëri gjatë zgjedhjeve lokale, ku për afro një muaj qysh nga fillimi i saj ndaloi punën për të vazhduar përsëri më 2 tetor, shkruan tutje “Zëri“.
Njohës të rrethanave politike në vend thonë se kjo legjislaturë ka qenë mjaft anemike në punën e saj dhe se Kuvendi po neglizhon punën, e duke vepruar kështu po ngecin edhe proceset që janë prioritete për vendin e që Kuvendi do të duhej ta shtonte në kalendarin e tij të punës numrin e seancave.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...