Kuvendi i Kosovës është shpërndarë në gusht të këtij viti.
Por Institucioni ligjvënës në vend edhe pse nuk dihet kur do të filloj punën përsëri ka filluar përgatitjet për sezonin e dimrit.
Së fundi në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik është bërë publike njoftimi për dhënie të kontratës me titull ‘furnizimi me pompa të ngrohjes qendrore’.
Për këtë kontratë janë shpenzuar plotë 12 mijë e 424 euro ndërsa fituese ka dalë kompania ” EJONA ” SH.P.K”.
Në këtë tender kanë aplikuar gjithsej 4 operator ekonomik e çmimi më i lartë I ofruar ka qenë 14 mijë e 905 euro.
E vlera e parashikuar e kontratës në shpalljen e tenderit ishte 15 mijë euro ndërsa ndër kriteret për dhënie të kontratës ishte cekur ofrimi i çmimit më të ulët./arbresh.info/


Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...