Para pak minutave filloi seanca e radhës në Kuvendin e Kosovës.
Kjo seancë u hap me një minutë heshtje në nderim të aktorit të njohur kosovar Blerim Pecit, i cili dje ndërroi jetë në moshën 44 vjeçare shkruan arbresh.info
Më pas me rastin e Ditës së të Drejtave të Njeriut, ish Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, mori fjalën ku tha se kërkon ndalimin e përndjekjeve politike të kundërshtarëve politik në këtë rast të Albin Kurtit, Donika Kadajt, Adea Batushës, Egzon Halitit e Frashër Krasniqit, ai poashtu kërkoi drejtësi për vrasjen e Astrit Deharit dhe të gjithë atyre që u vranë për arsye politike.
Pas fjalimit të tij, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli me 64 vota pro, 2 vota kundër dhe me asnjë abstenim miratoi parim projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2018./arbresh.info
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”