Qeveria dhe Parlamenti i ri i Kosovës, të cilat ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, pret që të formohen së shpejti, do t’i japin fund vonesës së ratifikimit të Marrëveshjes për Kufirin me Malin e Zi.
Në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” në Dubrovnik, ku ministrja Ahmetaj po merrte pjesë në diskutimit e raportit dhe të gjeturave të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), ajo ka thënë se pret që edhe Kosova, megjithëse me vonesë, të përfitojë nga liberalizimi i vizave shumë shpejt.
Më tutje, gjatë bisedës ministrja Ahmetaj ka folur edhe për dialogun Kosovë- Serbi, formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe tregut të përbashkët rajonal.
21 aksidente me të lënduar dhe mbi 1800 tiketa trafiku brend...
Përleshje për pronë mes vëllezërve në Mitrovicë
28 vjet nga Beteja e Llapushnikut
Të gjithë sytë në “El Clasico”, derbi që mund të vendosë tit...
SHBA pret përgjigjen e Iranit, Britania dërgon luftanije në ...
Anija “MV Hondius” ku shpërtheu hantavirusi mbërrin në porti...