Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës.
“Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për kandidatët e radhës për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, është në rend dite të kësaj mbledhje.
Kjo mbledhje do të mbahet pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese ku është interpretuar ankesa e Tinka Kurtit dhe Drita Millakut ku konstatohet se mos zëvendësimi i tyre në Kuvend pas lirimit të ulëseve ka qenë ndesh me ligjin.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se ndaj dy ish-kandidateve për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Tinka Kurti dhe Drita Millakut, në zgjedhjet e shkuara, kishte pasur diskriminim gjinor në momentin kur ato nuk ishin lejuar të bëheshin deputete për të zëvendësuar deputetët që ishin bërë ministra.
Atë kohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Paneli për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme kishin ndjekur parimin e gjinisë duke mos lejuar që deputetet të hyjnë në vend të deputetëve meshkuj edhe pse ishin të parat në listën e pritjes.
Legjislatura e tetë e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, është konstituuar më 22 mars./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...