Ish-presidenti Hashim Thaçi që po gjykohet në Hagë, është refuzuar nga Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese (DhSGjK) në rastin e ankesës së tij ku pretendoheshin shkelje të të drejtave të tij themelore në lidhje me caktim e Gjykatëses së Procedurës Paraprake dhe Gjykatësit të Vetëm në çështjen gjyqësore kundër tij lidhur me administrimin e drejtësisë.
Vendimi u mor të enjten, më 5 shkurt.
“Dhoma konstatoi se disa prej ankesave ishin të parakohshme dhe të tjerat të pabaza dhe, për rrjedhojë, e shpalli të papranueshme kërkesën referuese mbi bazën e rregullës 14 të Rregullores së Punës së DhSGjK-së”, njoftoi DhSK-ja.
Thaçi ishte ankuar se kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e shkeli ligjin duke caktuar të njëjtin gjyqtar që ia aprovonte Prokurorisë përgjimet speciale, edhe si gjyqtar që konfirmoi aktakuzën për të njëjtat vepra, dhe i cili më pas merrte edhe vendime tjera për të njëjtin rast gjyqësor.
Për shkak se edhe përgjimet ishin lejuar nga një gjyqtar i caktuar jashtëligjshëm, Thaçi i kishte kërkuar Gjykatës Kushtetuese ta rrëzojë aprovimin e aktakuzës së dytë.
Ndërkohë, Hashim Thaçi ishte ankuar edhe për ligjshmërinë e përgjimeve në qendrën e paraburgimit, mirëpo në dhjetor 2024 Kushtetuesja e Speciales e ka hedhur poshtë atë.
11 gladiatorët dardanë që kërkojnë historinë në Sllovaki ...
Këta janë 11 luftëtarët kuqezi që kërkojnë historinë ndaj Po...
Haradinaj i jep ‘zemër’ lojtarëve të Kosovës para ndeshjes m...
Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastro...
Turqia në epërsi ndaj Rumanisë
Hamza: Sonte bashkohem me të gjithë tifozët për t’iu uruar f...