Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konfirmuar për Arbresh.info se ka pranuar një kërkesë nga përfaqësuesit e Listës Serbe, e cila është dorëzuar në mënyrë elektronike të shtunën, më 30 gusht.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, i cili ka konfirmuar pranimin e kërkesës, por pa dhënë detaje lidhur me përmbajtjen apo vlefshmërinë e saj ligjore.
“Po e kemi pranuar të shtunën në mënyrë elektronike”, tha Dula për Arbresh.info
Ndërkohë, Lista Serbe përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka dorëzuar ankesë në Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, duke pretenduar se janë shkelur rëndë të drejtat e tyre.
“Anëtarët e Listës Serbe dorëzuan sot një ankesë në Gjykatën Kushtetuese për shkeljen e rëndë të të drejtave të popullit serb në seancat e Kuvendit në Prishtinë. Parimet kushtetuese dhe demokratike janë shkelur rëndë, dhe populli serb nuk është në gjendje t’i ushtrojë të drejtat e garantuara. Ne presim që Gjykata Kushtetuese të reagojë urgjentisht dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sundimin e ligjit, si dhe të drejtat e popullit serb në përputhje me aktet ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e tyre.
Lista Serbe, e cila vazhdimisht ka refuzuar të njohë institucionet shtetërore të Kosovës, në deklaratën e saj i referohet Kuvendit të Kosovës si “Kuvendi në Prishtinë”./Arbresh.info
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...