Halime Zeneli nga Podujeva, e cila humbi bashkëshortin në një aksident trafiku rreth dy javë më parë, tani do t’i rrisë katër fëmijët e vetme por edhe në kushte tejet të rënda ekonomike.
Kjo familje aktualisht jeton në një dhomë të improvizuar që dikur kishte qenë depo e druve.
Bashkëshorti i cili në ditën tragjike pati me vete edhe tre fëmijët në makinë, ishte veteran i luftës e tash edhe pensionin e tij, familja nuk e merr të plotë.
Përveç kësaj edhe vajza e traumatizuar që ishte aksidentuar bashkë me të atin më 6 mars të këtij viti, ka nevojë për shumë kontrolle mjekësore.
Pa pasoja nuk ka mbetur as vëllai i saj, që e ka këmbën të thyer nga aksidenti.
https://youtu.be/db-oYu-fs94
Nisin punimet për rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë
Publikohet letra e pretenduar e vetëvrasjes së Jeffrey Epste...
Dogana e Kosovës zbulon faturë të dyfishtë në Vërmicë, dyshi...
Jeta Statovci i bashkohet Osmanit në zgjedhjet e 7 qershorit...
Vdekja e foshnjës në Emergjencën e Ferizajt, Prokuroria nis ...
Carvajal, drejt fundit të karrierës te Real Madridi