Deputeti Johaness Volkmann, nipi i ish-kancelarit gjerman, Helmut Kohl foli rreth progresit të Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ai thotë se nëse shihet raporti i Komisionit Evropian për Kosovën në fushat e antikorrupsionit, krimit të organizuar dhe formimin e një qeverie stabile, atëherë, sipas tij, vendi ynë ka disa gjëra që duhet t’i zbatojë, transmeton Klankosova.tv.
“Në fjalimin tim parlamentar kam përmendur Samitin e Selanikut, të vitit 2003, ku shefat e shteteve të BE-së, premtuan popujve të Ballkanit Perëndimor se ka një perspektivë kredibile evropiane, atëbotë unë isha në shkollë fillore, pra ka një pritje të madhe dhe është pritje fort e gjatë, pra ka nevojë për një perspektivë kredibile, por duhet të thuhet se ka edhe një përgjegjësi nga ana vetanake për Kosovën dhe vendet tjera të rajonit. Nëse e shihni progresin në raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, në fushat e antikorrupsionit, në krimin e organizuar dhe formimin e një qeverie stabile, ka disa gjëra që Kosova duhet ti zbatojë”.
“Pra është në dorën e të dyja palëve. Në njërën anë atë evropiane e gjermane, që ne të kemi kurajën të jemi më të shpejt në integrim, dhe nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor , që të zbatojnë përnjëmend reformat e kërkuara në mënyrë që ti bashkohen BE-së”, tha Volkmann në Klan Kosova.
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...