Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Twitter ka njoftuar se 95 mijë doza të vaksinave do të arrijnë në Kosovë nga muaji maj.
E për këtë lajm, gazetarja Salie Osmankaq thotë se meritë për sjelljen e vaksinave në Kosovë është edhe Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë (AMFE), shlruan arbresh.info.
“Shumë herë, heronjtë e vërtetë nuk shihen gjëkundi në publik. Por, për ta më e rëndësishme është arritja e qëllimit, sesa proklamimi publik” shkruan Osmankaqa në një status në Facebook..
Postimi i plotë:
Konfirmimi për sjelljen e 95 mijë dozave të vaksinave në Kosovë, që u bë sot nga presidentja e Bashkimit Evropian, Ursula Von Der Leyen është edhe meritë e punës dhe angazhimit të Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë (AMFE).
Me datën 29 mars, Federata i kishte adresuar një letër presidentes, Ursula Von Der Leyen, me nënshkrimet nga përfaqësues të 21 vendeve të BE- së – që të gjithë mjekë shqiptarë që punojnë nëpër institucionet shëndetësore më me renome në këto vende, në krye me drejtuesen Aurora Dollenberg – duke sensibilizuar strukturat ndërkombëtare, lobuar dhe apeluar për nevojën e vaksinimit të shpejt dhe të pandërprerë në vendet shqipfolëse të Ballkanit.
Kësaj letre, i ishte përgjigjur me shpejtësi (brenda ditës) presidentja Von der Leyen, duke treguar gatishmëri për detajimin e strategjisë së sigurimit të shpejtë të vaksinave për qytetarët shqiptarë në Ballkan.
Shumë herë, heronjtë e vërtetë nuk shihen gjëkundi në publik. Por, për ta më e rëndësishme është arritja e qëllimit, sesa proklamimi publik.
Për Federatën e Mjekëve Shqiptarë në Evropë, më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, është ruajtja e shëndetit të qytetarëve dhe familjeve tona, në Kosovë, Shqipëri e gjetiu.
Të paktën 37 të vdekur nga përmbytjet e rrufeshme në Safi të...
Gjithçka është gati për ceremoninë e nesërme të çmimeve të F...
A do të numërohen fletëvotimet edhe natën e Vitit të Ri, fla...
Joseph: Drama në Ballkan përmbyllet me anëtarësimin e Kosovë...
Nis protesta e PD-së para Kryeministrisë
Çarmatosi të dyshuarin – mblidhen më shumë se 900 mijë dolla...