Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila i ka quajtur të paligjshme audioincizimet në të cilat ajo ka qenë e përfshirë.
Ajo ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ish-deputetit Slavko Simiq dhe portalit që i ka bërë publike këto audioincizime.
“Kam të përgatitura dy kallëzime penale që do të dorëzohen brenda pak ditëve, një ndaj ish-deputetit Slavko Simiq dhe tjetri ndaj portalit e gazetarit që ka bërë publikimin dhe editimin e atyre materialeve”, ka theksuar Kusari-Lila në një deklarim për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.
Ajo ka thënë se opozita e ka mundësinë që të thërrasë seancë të veçantë rreth kërkesës së tyre për diskutim lidhur me audionicizimet, por ka thënë se ato nuk janë përgjime.
“Ato nuk kanë qenë përgjime të organeve të drejtësisë apo policisë për dyshime për ndonjë vepër penale por incizime të jashtëligjshme dhe të edituara nga ata që do të bartin pasoja ligjore”, ka shtuar Kusari-Lila./rtk
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...