Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka theksuar se seanca e thirrur nga opozita ka qëllim me e mbrojt bazën e shtetit të Kosovës dhe kufijtë e Kosovës, me të cilin Kosova ka subjektivitet ndërkombëtar.
“U bëj thirrje deputetëve të partive në pushtet, që t’i thërrasin mendjes së arsyes, të dinë që kanë një përgjegjësi historike dhe kombëtare, që të jenë në seancë dhe natyrisht që të kalojë rezoluta, e cila i mbron kufijtë aktual të Kosovës, e cila është baza e shtetit të Kosovës”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo ka përshëndetur pjesëmarrjen e deputetëve të Nismës, ndërsa ka theksuar se, “barazimi i mospjesëmarrjes së deputetëve të opozitës për miratimin e ekipit negociator, nuk është i barabartë me atë çfarë po kërkojmë ne sot”, dhe ka shtuar se këtu është duke u mbrojtur baza e shtetit të Kosovës, kufijtë e Kosovës, me të cilin Kosova ka subjektivitet ndërkombëtar, ndërsa e ka quajtur turp dështimin e një seancë të tillë.
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...
Dogana: Në muajin mars të hyrat arritën në 431 milionë euro
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi...