Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas fitores së Kosovës ndaj Izraelit.
Me anë të një postimi në Facebook, Kusari-Lila tha se loja e sotme ndonëse e përcjellur me masa të rrepta sigurie ishte për futbollin dhe mbi të gjitha për paqen, shkruan Arbresh.info.
“Kosova sonte shënoi fitore ndaj Izraelit në rrugëtimin e kualifikimit për #Euro24. Loja e sontme përkundër se e përcjellur me masa të rrepta të sigurisë, ishte për futbollin dhe mbi të gjitha për paqen.”, shkroi ajo.
Tutje, ajo tha se sonte fitoi jo vetëm Kosova por edhe mesazhi i paqes.
“Urime Dardanëve dhe forca Kosova në ndeshjet e radhës!”, përfundoi ajo./Arbresh.info/
Kosova ka arritur të gjejë fitoren e dytë në kuadër të kampanjës kualifikuese në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Dardanët” mposhtën izraelitët me rezultat 1-0, me anë të golit të Milot Rashicës në minutën e 41-të, shkruan Arbresh.info.
Kosova pati edhe disa mundësi tjera për të shënuar por që nuk i konkretizuan rastet.
Me këtë fitore Kosova përforcon vendin e katërt në tabelën e grupit I, me 10 pikë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Parashikimi i motit për të premten
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së