Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari -Lila ka shprehur qëndrimin e njëjtë të partisë së tij lidhur me propozimin e Vetëvendosjes për kryetar Kuvendit
Kusari -Lila në një konferencë për media pas seancës konstituive tha se Albulena Haxhiu është gruaja me e votuar në LVV dhe ndërrimi i emrit kandidat nuk është i lehtë, raporton Arbresh.info
“Lehtësia me të cilin po gjykohet mundësia e ndërrimit të kandidatit të LVV-së është i papranueshëm. Albulena Haxhiu është gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit. Pesha politike e Haxhiut është e pakontestueshme. Mos ta marrim aq lehtësisht mundësin e ndërrimit të kandidatit në mënyrat më brutale. Haxhiu ka qenë mbi 11 vite në opozitën e Kuvendit të Kosovës”, tha Kusari- Lila.
Lidhur me takimin e thirrur nga kryesuesi Avni Dehari, Kusari Lila tha PDK dhe AAK kanë marrë pjesë vetëm për respekt ndaj Deharit.
“Ne po e kërkojmë konsensusin. Në takim LDK nuk mori pjesë, PDK dhe AAK deklaruan se kanë qenë në takim vetëm për shkak të respektit ndaj Deharit. Këtu jemi për të tejkalu bllokadën VV nuk është e interesuar të mos konstituohet Kuvendi”, tha tutje Kusari -Lila.
Lidhur me koalicionin e mundshëm me Nisma, Kusari Lila tha se nuk kanë pajtueshmëri për të zhbllokuar seancën./Arbresh.info
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...