Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila po merr pjesë sot në Forumin e Barazisë Gjinore, pjesë e Procesit të Berlinit, e cila mbahet në Sarajevë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kusari-Lila tha se gratë nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor bashkë me përfaqësues të Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar diskutojnë për sfidat dhe mundësitë drejt shoqërive më të barabarta.
“Titulli i konferencës “Drejt Shoqërive të Barabarta: Barazia gjinore si shtytës i procesit rajonal” na kujton se barazia gjinore nuk është vetëm çështje drejtësie, por edhe forcë që nxit zhvillim, paqe dhe integrim rajonal. Nga Kosova jemi të përfaqësuara me diversitet e përkushtim – deputete, përfaqësuese të pushtetit lokal, shoqërisë civile dhe Agjencisë për Barazi Gjinore. Bashkë zëri ynë bëhet më i fuqishëm për një rajon më të drejtë dhe gjithëpërfshirës”, ka shkruar Kusari-Lila./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...