Shefja e GP të VV, Mimoza Kusari -Lila ka kritikuar deputetët opozitar të cilët nuk kanë pranuar të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për miratimin e buxhetit 2026.
Në foltoren e Kuvendit, Kusari-Lila tha se deputetët kanë përgjegjësi dhe duhet ta ushtrojë detyrën e tyre, raporton Arbresh.info.
“Rrethanat në të cilat gjendet Kuvendi janë rrethana që kanë paparshikueshmëri. E rëndësishme është që të marrim përgjegjësi për detyrën e deputetit që e kemi dhe ta ushtrojmë atë detyrë. Më e lehta është që të abstenohet ose mos të vihet fare siç kanë bërë sot deputetët. Ajo nuk i arsyeton as nuk i heq përgjegjësinë që e kanë për krijimin e komisioneve parlamentare. Komisionet parlamentare nuk bëhen me formimin e qeverisë por me grupet parlamentare. Fondet buxhetore humbin në muajin dhjetor nëse nuk miratohen, nuk mund të kthehen edhe nëse zgjedhjet mbahen. Humbet mundësia e investimeve të drejtpërdrejta”, tha Kusari Lila./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...